Skip to content

Tri gjëra që i mësuam nga vendimi i UEFA-s: klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale

October 27, 2014

Javën e kaluar UEFA e dha vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri e cila u ndërpre për shkak të përleshjeve. Nuk dua të merrem me ndeshjen, e aq më pak me vendimin e UEFA-s. Tashmë janë thënë të gjitha çka kemi pas për ti thënë: që nga sharjet më perverse deri tek analizat e ndryshme.

Ajo çka dua të vë në pah në këtë blog post janë gjëra që i mësuam (mund edhe ti keni ditur) nga tanë kjo ngjarje:

Klik-lajmet
Menjëherë pas vendimit të UEFA-s shpërtheu një ulërimë sharjesh drejtuar UEFA-s për vendimin e marrë. Normalisht kjo përbente lajm, ose një mori lajmesh, për portalet e ndryshme të cilat kujdesen pafundsisht që publiku të informohet në kohë reale. Shpesh, madje shumë shpesh ndodhë që këto lajme nuk verifikohen dhe merren direkt nga burime të ndryshme prej rrjeteve sociale. Portalet nga presioni që të japin lajmin të parin, e së bashku me lajmin edhe klikimet të cilat pastaj shëndërrohen në para të gatshme nga reklamat, e japin lajmin të paverifikuar duke shkaktuar kështu një kakofoni lajmesh. Çka mësuam? U pa qartë tendeca e portaleve për me përfitu sa më shumë klikime dhe si rrjedhojë të shesin sa më shumë reklama. Kjo ndodhi me lajmin për “raportimit e faqes së Facebook-ut të UEFA-s”, një gjetje e mirë e Valon Badivukut. Fotoja e tij, e cila u punua me photoshop, u mor nga Klubi i Tifozëve të Prishtinës “Plisat” të cilët kanë mbi 100 mijë fansa në faqen e tyre. Prej aty, lajmi bëhet “viral” (lexo blogun e Valonit) duke u kopjuar nga portalet tjera (shih më poshtë).

Screen Shot 2014-10-27 at 10.12.59 am

Screen Shot 2014-10-27 at 10.13.06 am

Screen Shot 2014-10-27 at 10.13.29 am

Sigurisht se raportimi i faqes së Facebook-ut të UEFA-s është një humbje kohe për shkak se raportimet i shkojnë direkt ekipit legal të Facebook-ut në Evropë të cilët i rishiqojnë të gjitha raportimet. Duke pasë parasysh faktin se faqja e Facebook-ut të UEFA-s është e verifikuar, kjo e bënë edhe më të vështirë mbylljen e faqës. Ajo çfarë ne duhet të marrim parasysh është kredibiliteti i portaleve të cilët e kanë kthyer gazetarinë në biznes përmes lajmeve të cilat sjellin klikime. Prandaj lajmet e tipit “Sa herë në ditë të bëjmë seks!” apo “Orgjitë nëpër solitere” nuk janë asgjë tjetër përveç se “klik-lajme”.

Protesta digjitale
Gjëja e dytë që kuptuam është se interneti, së bashku me mundësitë, hapësirën dhe veglat që na ofron, i jep rastin secilit person që të prodhojë përmbajtje në formë të shkrimeve, fotove, audiove apo videove. Përveç kësaj, përmbajtja gjithashtu mund të publikohet në hapësira të ndryshme, si psh: blogje, YouTube, rrjete sociale, etj. Kjo është shumë me rëndësi që të theksohet sepse sot qytetarët janë të barabartë në prodhimin e përmbajtjes/mediumit kundrejt mediave me buxhete të mëdha. Prandaj, reagimet kolektive siç ishin peticionet e ndryshme, ndryshimet në Wikipedia të prejardhjes së Michel Platini, cicërrimat e panumërta në drejtim të llogarisë së UEFA-s në Twitter dhe komentet në Facebook, nuk janë asgjë tjetër përveç se forma të ndryshme të protestave.

Screen Shot 2014-10-24 at 10.38.33 pm

Nuk do të habitesha nëqoftëse faqja zyrtare e UEFA-s do të sulmohet nga hakerë të ndryshëm në shenjë proteste ndaj vendimit të UEFA-s. Kujtojmë vitin 2001 kur faqja zyrtare e kompanisë ajrore Lufthansa u sulmua me DDOS nga dy OJQ ( “Libertad” dhe “Kein Mensch ist illegal”) të cilët protestonin kundër dëbimit të refugjatëve azil që bëheshin në atë kohë me aeroplanët e Lufthansas. Në Maj të vitit 2006, Gjykata e Frankfurtit merr vendim se sulmi i faqes nuk ka shkelur ligjin Gjerman. Sot më shumë se kurdoherë kemi mundësi të pafundme që ta shfrytëzojmë internetin për protestë kundër padrejtësive të ndryshme.

Forenzika digjitale
Kjo ësht pika e tretë dhe e fundit. Ngjarja e cila ka ndodhur at natë në Beograd ka qenë e tmerrshme. Por, gjithashtu ajo është interpretuar ndryshe nga media të ndryshme. Ajo që mësuam është se si një ngjarje mund të ri-konstruktohet përmes “forenzikës digjitale”, një fushë kjo e re e cila po aplikohet nga BellingCat, grup kolektivë për gazetari hulumtuese. Duke përdorur pamjet e marra me telefon apo kamerë të cilat u hodhën në YouTube, fotografitë e ndryshme, veglat për editim të videove dhe fotove, ngjarja në Beograd u ri-konstruktua duke dhënë kështu fakte të cilat do ta ndihmonin Komisionin (symbyllur) të UEFA-s dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Megjithëse një vendimi kontravers të UEFA-s dhe humbjes së pikëve, mendoj se mësimet që i kemi marrë duhet ti përdorim edhe më shumë herëve tjera – ndoshta me një koordinim më të mirë. E pse jo ti përdorim edhe kundër klasës politike e cila shpesh anon nga ana e padrejtësisë, ashtu siç ndodhi me UEFA-n javën e kaluar.

Advertisements

From → blogs

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: