Skip to content

Gjenocidi Natyror

May 11, 2013

“Ja ku është-qyteti i Taiji-it. Një qytet i vogël, por me një sekret vërtet të madh“. Me këtë fjali e fillon filmin dokumentarë “The Cove“, Richard O`Barry, derisa po voziste makinën japoneze “Toyota“ nëpër rrugët e Taiji-t. I cilësuar si njëri ndër aktivistët më të mëdhenjë botërorë për mbrojtjen e të drejtave të gjitarëve ujorë (delfinëve dhe balenave). O`Barry ka qenë trajneri i pesë delfinëve të cilët pastaj u përdorën në TV show-un “Flipper“. Pas një ekperience traumatike në filmin “Flipper“, ku delfini i tij favoritë vdiq, ai e përkushtoj gjithë punën e tij në mbrojtjen dhe të drejtat e mamaleve detarë.“Flipper qeshte nga jashtë, ndërsa qante nga mbrenda dhe ishte më i zgjuar sa që ne menduam“ – kështu mendonte për delfinin e tij O`Barry.

Taiji, një qytet i vogël me rreth 3.500 banorë,  i cilësuar si “Qyteti i Balenave“, që shtrihet në veri-lindje të Japonisë, në brigjet e Oqeanit Pacifik. Për ata që nuk e njohin sekretin e këtij qyteti, do të mendonin që ky qytet dhe banorët e saj jetojnë në harmoni dhe dashuri të përhershme me delfinët dhe balenat. Në çdo kënd të qytetit mund të shohësh skulptura të delfinëve, rekuizita të ndryshme (gota, ballona, maica). Madje në këtë qytet ekziston edhe Muzeu Kombëtarë i Delfinëve. Po çfare fshihet mbas gjithë kësaj?!

Një “gjenocid natyror“ ku çdo vjet, në një lagunë të vogël e të fshehur, vriten në mënyrën më brutale dhe me metoda primitive rreth 23.000 balena dhe delfinë. E gjithë kjo masakër ndodhë në një Park Nacional siç është Taiji. Për xhirimin e këtij filmi, O`Barry, së bashku me Louie Psihoyos, fotografin veteran të National Geographic, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare,  krijuan “dream team-in“ – duke përfshirë ish-inxhinjerin e Forcave Ajrore Kanadeze, kampionët botërorë të zhytjes së lirë, ekspertë të teknologjisë së lartë. Duke i kombinuar imazhet nga kamerat termale, high definition dhe ato me xhirime të natës; duke ia shtuar këtyre kamerat dhe mikrofonët (hidrofonet) nën-ujorë dhe një kamerë ajrore, botës do t`i tregohen imazhet rrënqethëse; deri ku arrinë egoja e njeriut për të mbytur mizorisht qënje të pafajshme, të paarmatosura – delfinë dhe balena.

Gjatë xhirimeve ata përballen me shumë vështirësi, duke sakrifikuar edhe jetën e tyre, pasi që hyrja në limanin që mbarte në vehte gjakun e qindra-mijëra delfinëve ishte e ndaluar. Gjatë investigimit ata zbuluan edhe dy probleme sensacionale. Problemi i parë kishte të bënte në përdorimin e gjërë që i bënin mishit të balenave dhe delfinëve në Taiji. Mirëpo, në vitin 2000, shkencëtari Tetsuya Endo, profesor në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Hokkaido, kishte gjetur koncentrim të lartë të mërkurrit në mishin e balenave dhe delfinëve të shitur rreth e qark Japonisë. Ndërkohë, në Taiji përdorimi i mishit të balenave dhe delfinëve ishte futur edhe në programet e shkollave fillore dhe të mesme, që do të thot gjatë drekave nxënësve t`ju serviret falas mishi i ketyre gjitarëve detarë. Por, mishi i delfinëve dhe balenave, i shitur në Taiji, rrezultoi të ishte 160 herë më i ndotur me mërkurrë se sa norma e lejuar dhe duke kryer një hulumtim në 8 burra dhe gra ne Taiji, në flokët e tyre është gjendur prania e mërkurrit 40 herë më tepër se shkalla normale e lejuar. Kështu mundësia për tu helmuar nga mërkurri ishte shumë e madhe, me ç`rast do të paraqiteshin sëmundje të ndryshme si: sindromi i Hunter-Rusell, sëmundja e Minamatas, si dhe një varg sëmundjesh tjera neorologjike. Problemi i dytë ishte dyshimi  në blerjen e votës nga ana e Japonezëve në Komisionin Ndërkombëtarë për Gjuetinë e Balenave, për të futur në agjendë gjuetinë e balenave.E derisa Konferenca po zhvillohej,  Ric O`Barry futet mbrenda me një ekran në gjoks duke ju treguar skenat makabre nga laguna e përgjakur në Taiji. Deri sa Republika Domenikane kishte tërhequr votën e saj për futjen e agjendës për gjuetinë e balenave, Japonia vazhdonte të rekrutonte kombet si: Ekuadori, Laosi, Kamboxhia, Guinea-Bisau, Eritrea, Kiribati dhe Republika e Ishujve Marshall në agjendën për gjuetinë e balenave.

Pas shfaqjes se filmit nëpër botë, programi për dhënjen falas të drekave me mish delfini dhe balene nëpër shkolla u ndalua, ndërsa Hideki Moronuki – Zëvëndës i Agjenciont për Peshkim të Japonisë u pushua nga puna, së bashku me disa nëpunës të tjerë.

“Nëse delfini është në telashe kudo në botë, telefoni im do të bjerë“ – thoshte O`Barry gjatë filmit. E deri sa shumë prej neve nuk mund të japim qoftë edhe një njdjenjë të mirë shpirtërore për natyrën, z.O`Barry po jep mjaftë për të gjithë ne.

“Taiji-t kosovare“

Është më se e kuptueshme që këtu në Kosovë nuk mund të ndodhë një “Taiji“ pasi ne nuk kemi as Oqean, e as delfinë e balena. Por, është shumë e logjikshme të thuhet që këtu në Kosovë janë duke ndodhur disa “Taiji në miniaturë“. Mundë t`ju duket e çuditshme dhe e pakuptueshme, por në vazhdim do të mundohem ta sqaroj duke marrë disa paralelizma ndërmjet Taijit të vërtetë dhe atyre kosovare.

Derisa në Parkun Nacional të Taiji delfinët vriteshin në mënyrën më brutale, këtu në Kosovë drunjët priten në mënyrën më brutale. Hiç më larg se në Parkun e Gërmisë, para disa vitesh u dha urdhër që të ndërtohej një Qendër Protokollare, me ç`rast u prenë rreth 700 drunjë. Në afërsi të kësaj Qendre ekzistonin gërmadhat e një godine ku mbi ato gërmadha mund të ndërtohej Qendra Protokollare dhe të kështu të shmangej prerja e drunjëve dhe betonizimi i parkut. Për ditë e më tepër ky park po fillon të rrudhet dhe biodiversiteti po fillon të zvogëlohet. Arsyet janë të thjeshta. Prishtina e stërngarkuar me banorë, ka vetëm këtë park të cilësuar si “mushkeritë e Prishtinës“, por që nuk mund t`i përmbush kënaqësitë e të gjithë qytetarëve që ditëve të weekend-it e kanë të vetmën oazë gjelbërimi. Përfundimisht “mushkëritë e Prishtinës“ kanë filluar të preken nga kanceri dhe shpresoj që para se të futen në metastazë duhet të jenë qytetarët ata që ta shpëtojnë.

Ne Parkun Nacional të Kosovës, që përfshinë Malet e Sharrit të cilat shtrihen në katër komuna (Prizren, Therandë, Kaçanikë, Shtërpcë) gjithashtu fenomeni i prerjes së drunjëve apo ndertimi i vilave luksoze po shtohet. Parku Nacional “Malet e Sharrit“ njihet për vlerat e saj botanike, ekologjike, me një biodiversitet të pasur si të florës ashtu edhe të faunës. Me 86 lloje fluoristike të deklaruara me rëndësi ndërkombëtare, prej të cilave 26 janë përfshirë në “listën e kuqe“ si lloje të rrezikuara për kafshët dhe bimët, ky park paraqet një pasuri kombëtare, por që gjendet nën mëshirën e disa rojtarëve. Faktori njeri është ai që po i kontribon më së shumti në perhapjen e këtij fenomeni. E derisa rëndësia e drunjëve dhe parqeve është thelbësore për jetën e njeriut, duke na ndihmuar që ta ruajë tokën nga erozioni dhe ta pastrojë ajrin nga CO2 dhe ndotësit e tjerë, ia vlen që secili nga ne të sakrifikojë pak nga vetja jonë për ruajtjen e tyre.

Derisa popullata e Taiji-t ishte e ndotur me mërkurrë nga përdorimi i mishit të delfinëve dhe balenave, popullata e Kosovës jeton në një mjedis ku ajri i ndotur i tejkalon të gjitha normat e lejuara madje edhe me dhjetëra herë. Me hapësirat e gjelbërta të cilat çdo ditë e më tepër po rrudhen, me betonizimet e qyteteve që çdo ditë e më tepër po shtohen së bashku me numrin e madh të automjeteve të vjetra dhe mospajisjen e tyre me katalizatorë, termocentralet A dhe B, fabrikën e metalit – Ferronikeli, fabrikat e metalurgjise ne Mitrovice. Duke mos I harruar edhe deponitë e mbeturinave që nuk i përmbushin standardet evropiane, mungesa e strategjisë për monitorimin e rrezeve jonizuese dhe atyre radioactive në natyrë, përdorimin e gjërë te pesticideve të cilat me shumicë futen në mënyrë ilegale në Kosovë, me plot të drejtë mund të themi se Kosova po shkon drejt një kolapsi ekologjik. Si pasojë e kësaj po vjen deri te shtimi i numrit tek të rinjët që vuajnë nga sëmundjet respiratore, dëmtim të sistemit imunitarë, ç`rregullime të të pamurit apo shtimi i rasteve me kancer, që mendohet të jetë më i larti në Evropë. Përderisa të gjithë ne i nënshtrohemi këtij mjedisi të ndotur, dashtë e pa dashtë secili nga ne do ti vuajë pasojat e kësaj ndotjeje.

Nëqoftëse ne jemi duke e shijuar në njëfarë mënyre zhvillimin e shtetit tonë me disa struktura madhështore të betonit, çelikut e plastikës, po harrojmë që po këto struktura madhështore do t`ju lëjmë si trashegëmi fëmijëve e nipërve tanë. E nuk besoj që atyre do t`ju pëlqej një vend pa gjelbërim, pa ujë dhe ajër të pastër. Dhe krejt në fund do të citoj një thënie të vjetër që përdoret në Tenesi: “Kur gjendesh në një pus, mos mih“; kjo është situata në të cilën ndodhet populli i Kosovës ndaj ambientit, në vend që të dalë nga pusi, po gropon më thellë, duke harruar që nga pusi dilet duke u ngjitur lart dhe jo duke gropuar dhe e varrosur vehten me dorën e vet.

Advertisements

From → blogs

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: